Procedura për provimin pranues për shkollën e ulët të muzikës

Paraqitja për provimin pranues në përputhshmëri me vitin e lindjes së fëmiut dhe klasen ne shkollën fillore

Paraqitja do të bëhet nga data 1.qershor  deri me 8.qershor me anë të faqes elektronike të shkollës www.vasapavic.me. Gjatë lajmërimit çdo nxënës do të ketë të caktuar kohen kur  ka për të dalur në provimin pranues.

Vijimi i provimit pranues

Provimi pranues do të bëhet nga 10.qershori deri me 25.qershor. Çdo kandidat do të ketë të përcaktuar kohen e saktë të vijimit të provimit pranues. Në rast që kandidati nuk e respekton kohen e përcaktuar vetëm për të, ai kandidat nuk ka të drejtë të marrë pjesë ne provim pranues ne kohë tjeter.

Provimi pranues do të mbahet te klasa e Solfezhit në shkollën fillore „Mahmut Lekić“. Komisjoni, të cilin e bëjnë arsimtarët e shkolles „Vasa Pavić“, me anë të pikëve noton kandidatët në tre segmente: rritmin ( pas arsimtarit, kandidati duhet të përsëris figuren  e dhënë rritmike duke duartrokitur), intonimi i toneve ( pas arsimtarit, i cili intonon tonin ne piano, kandidati duhet të intonoj të njëjtin ton- të këndoj të njëjtën lartësi të tonit) dhe intonimi i këngës „Pekarčić“ për fëmijët që vijojnë mësimin në gjuhen malazeze, kurse ata që nuk arrijnë ta mësojnë munden këngën sipas dëshire.

Regjistrimi në shkollën e ulët të muzikës, pas kalimit të provimit pranues dhe renditjes në listen e kandidatëve te pranuar „ mbi vijë“

Pas provimit pranues, do të jetë e shpallur rang lista me pikat e fituara ne provim. Të gjithë fëmijët të cilët do të jenë „mbi vijë“ kanë të drejtë të pranimit në klasen dhe instrumentin e zgjedhur. Në qoftë se ka vende të lira në ndonjërën  nga klasët instrumentale, për të gjithë nxënësit të cilët e kanë kaluar provimin pranues por janë „nën vijë“ , do të kenë mundësi ta regjistrojnë vitin përkatës për moshen e tyre por në klasen instrumentale ku ka vende të lira.